Dy skuadra sigurojnë kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Pas ndeshjeve të ditës së martë në Ligën e Kampioneve, dy skuadra kanë siguruar kualifikimin nga faza e grupeve.
Manchester City dhe Real Madrid edhe matematikisht kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Pep Guardiolës barazoi 0-0 me Copenhagenin, por që ishte i mjaftushem për të siguruar kualifikimin.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje, Manchester City ka 10 pikë në Grupin G, e ndjekur nga Dortmund me 7 pikë ndërsa Sevilla dhe Copenhagen nga dy pikë.
Edhe kampioni aktual, Real Madrid ka siguruar kualifikimin pas barazimit 1-1 me Shakhtar Donetskun.
Mbretërit kanë 10 pikë, ndërsa Leipzig ndodhet në pozitën e dytë me 6 pikë, e ndjekur nga Shakhtar me 5 pikë dhe Celtik me vetëm 1 pikë.
Nga dy ndeshjet e mbetura, Shakhtari dhe Leipzigu do të përballen me njëra tjetrën dhe nuk ka mundësi që të kalojnë Real Madridin./IndeksOnline/