15:44 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dy skuadra të Premierligës vihen pas Susos

Dy klube angleze janë të interesuar për të nënshkruar me spanjollin Suso.

Siç raporton, The Sun West Ham dhe Wolves kanë shprehur interesim për shërbimet e spanjollit, ku vlera e tij në treg momentalisht është rreth 46 milionë euro.

Suso nuk është duke kaluar në formën më të mirë tek skuadra rosonere, ku deri më tani nuk ka arritur ta gjejë golin e parë këtë sezon, pas 10 paraqitjeve me klubin në Seria A.