75 Mall Live Search
22:40 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Dy skuadrat e Formula 1 preken nga Koronavirusi

Dy anëtar të ekipit Haas të Formula 1 dhe një nga ekipi i  McLaren, janë vetë-izoluar pasi u testuan për coronavirus në Grant Prix-in australian në Melbourne.

Personelet u testuan në një qendër mjekësore në Albert Park, pasi ata treguan simptoma të virusit.

Ata janë duke qëndruar ne dhomat e tyre të hotelit si masë paraprake.

“Ne presim ti marrim rezultatet brenda natës. Ekipi është duke punuar në bazë të orarit normal”, tha McLaren.

Një zëdhënës i Haas tha: “Dy anëtar të ekipit tanë janë në izolim dhe po qëndrojnë në dhomat e tyre të hotelit. Ata shfaqën simptoma të ftohjes.”

Sezoni hapës i Grand Prix-it Australian është paraparë që të filloj të premten. /IndeksOnline/