75 Mall Live Search
22:31 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Dy studime kanë treguar se vaksinat anti covid janë efektive në parandalimin e virusit Covid-19

Dy hulumtime kanë sugjeruar se vaksinat anti covid janë efektive në parandalimin e virusit Covid-19 në botë.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, Dr.Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, gjatë një konferencë virtuale në Shtëpinë e Bardhë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

“Tani për tani, me kalimin e javëve, ne shohim gjithnjë e më shumë se jo vetëm që këto vaksina janë efikase, por në komunitet janë jashtëzakonisht të efektshme në parandalimin e virusit Covid-19”, tha Fauci.

Dy nga studimet e sugjeruara janë të botuara në New England Journal of Medicine.

Studimi i parë: Një studim i punëtorëve shëndetësor në Teksas zbuloi se mes atyre që ishin të vaksinuar plotësisht, shkalla e infeksionit ishte 0,05%.Kjo u krahasuar me 2.61% të punonjësve të cilët ende nuk ishin vaksinuar dhe 1.82% të punëtorëve të vaksinuar pjesërisht.

Studimi i dytë: Studimi i realizuar në Universitetin e Kalifornisë, San Diego dhe Los Angeles, gjithashtu tregoi një normë shumë të vogël të pozitivitetit pas vaksinimit.

“Tani, 70% e amerikanëve të moshës 65 vjeçare ose më shumë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti covid”, tha Fauci