75 Mall Live Search
08:44 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Dy super përballje sot në Basketbollin kosovar

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e dhjetë të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore do të jetë në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, aty ku Trepça do të luaj ndja Pejës.

Peja aktualisht është lidere e tabelës me shtatë fitore dhe një humbje, kurse Trepça është në vendin e dytë, me gjashtë fitore e dy humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, e cila zhvilllohet në qytetin e Suharekës.

Suharekasit janë në vendin e tretë të tabelës me pesë fitore e katër humbje, derisa Prishtina ka rënë në vendin e pestë me pesë fitore e tri humbje,

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/