75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / k.v

Dy super përballje sot në Euro-n 2024

Euro 2024 do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante në program.

Tashmë dihen dy ndeshjet çerekfinale, kurse dy të tjerat do të mësohen sot dhe nesër.

Nga ora 18:00, Franca përballet me Belgjikën për një vend në tetë skuadrat më të mira të Evropës.

Franca nuk bindi në fazën e grupeve, duke fituar një ndeshje dhe barazuar në dy tjera, teksa shënoi një gol nga penalltia dhe një autogol.

E nuk bindi as Belgjika, që u kualifikua tutje me shumë probleme, pas një fitoreje, një barazimi dhe një humbjeje.

Nga ora 21:00, Portugalia ndeshet me Slloveninë. Cristiano Ronaldo me shokë janë favorit në letër për ta fituar këtë ndeshje.

Fituesit e këtyre dy përballjeve, ndeshen me njëri-tjetrin në çerekfinale.