Dy super yjet kanadez, Justin Bieber dhe Shawn Mendes bashkohen për një duet

Yjet kanadezë të muzikës pop Shawn Mendes dhe Justin Bieber janë bashkuar për një single të ri me titullin “Monster”.
Mendesi dhe Bieberi njoftuan bashkëpunimin që do të publikohet këtë të premte – në Twitter dhe Instagram me një video promovuese 13- sekondëshe.
“Monster”, do të jetë pjesa tjetër në albumin e katërt në studio të Mendes it“Wonder”, i cili pritet të dalë në fillim të dhjetorit.
Në fillim të këtij viti, Mendesi, Bieberi dhe këngëtarja Tori Kelly ndezën teori për një bashkëpunim të mundshëm pasi Scooter Brauni, i cili menaxhon Kellyn dhe Bieberin postoi një video të treshes në studio së bashku.
“Monster” është kënga e parë që të dy super yjet kanadezë kanë punuar së bashku./Indeksonline/
#MONSTER Nov 20th @shawnmendeshttps://t.co/ktnSUnmHNs pic.twitter.com/Dph6OImltR
— Justin Bieber (@justinbieber) November 16, 2020