Dy superndeshje zhvillohen sot në Superligë, vëmendje në Rahovec
Dy super ndeshje janë në program të dielën në Superligën e Kosovës në basketboll.
Me fillim nga ora 17:00 në Prizren do të përballen Ponte Prizreni me Trepçën, ndërsa dy orë më vonë do të jetë superpërballja Rahoveci me Bashkimin.
4 të parat në renditjen tabelare janë Ylli me 8 pikë, Ponte Prizreni me 6 dhe Bashkimi e Sigal Prishtina me nga 5 por me një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/