15:46 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dy talentë kosovar transferohen te skuadra evropiane

Futbollistët kosovar, Lumbardh Dellova dhe Bleart Tolaj janë bashkuar me skuadrën kroate, Hajduk.

Ta kanë nënshkruar kontratë profesionale që i mban lidhur me klubin për tri vitet e ardhshme, shkruan indeksonline.

Dellova është një lojtar 19 vjeçar, i cili më parë luajti për klubin KF Liria nga Prizreni dhe është anëtar i rregullt i kategorive të reja të Kombëtares së Kosovës. Lumbardhi është bashkangjitur ekipit të dytë të Hajdukut.

Ndërsa Tolaj është sulmuesi 18-vjeçar i cili më parë ka luajtur për KF Vëllaznimi dhe është gjithashtu një anëtar i kategorive të reja të Kosovës. Blearti është bashkangjitur me juniorët e Hajdukut.

Transferimi u realizua falë bashkëpunimit të menaxherit të lojtarëve, Ymer Stanovci me zyrtarin e Hajdukut Albin Sahatqiu.

Statovci gjithashtu ka falënderuar dy klubet, Vëllaznimin dhe Lirinë që nuk penguan avancimin e futbollistëve. /IndeksOnline/