75 Mall Live Search
23:05 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / Gj. Sh

Dy talentët e Barcelonës përfshihen në ekipin e parë për sezonin e ri

Një situatë surreale me rekordmenin e “Euro 2024”. Ka shënuar një gol dhe ka dhënë tri asiste në turneun e madh të futbollit, që do të ulë siparin të dielën me finalen Spanjë – Angli, por për shkak të moshës së vogël ishte regjistruar sezonin e kaluar në skuadrën U-19 të Barcelonës.

Barcelona zbuloi se Lamine Yamal dhe Pau Cubarsí janë promovuar zyrtarisht në skuadrën e parë.

Anësori 16-vjeçar, i cili është në qendër të vëmendjes në Euro me Spanjën, dhe qendërmbrojtësi 17-vjeçar, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, nuk janë më të regjistruar tek U-19 dhe Barcelona B. Tani i bashkohen përgjithmonë ekipit të drejtuar nga Hansi Flick.

Sezonin e kaluar , Yamal u aktivizua në 50 ndeshje, shënoi shtatë gola dhe dha po aq asistime, ndërsa Pau Cubarsí u paraqit në ndeshje 24 herë.