Dy të akuzuarit për spiunazh sillen përsëri para drejtësisë, Bedri Shabani bën prapë një gjest

Ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi
Ata dyshohen për spiunazh për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).
Seanca po mbahen në Pallatin e Drejtësisë, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë se në Prokurorinë Speciale të Kosovës në shkurt të 2025-s ka ngritur aktakuzë ndaj Shabanit dhe Qerimit për veprën penale “Spiunazh”.
Ata dyshohet se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.
Të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Spiunazhi”, ndërsa Muharrem Qerimi edhe me veprën penale “Armëmbajtje pa leje”./Indeksonline/