75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 10 Janar 2025 / S Z

Dy të arrestuar në Deçan, sulmuan me kaçavidë dy persona

Tre burra nga Deçani kanë sulmuar me Kaçavidë dy persona, të cilët si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, kanë pranuar dhe trajtim mjekësor. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar. Ndërsa personi i tretë gjendet në arrati.

“Deçan  09.01.2025, 22:35. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (kaçavidë) dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/