75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / k.v

Dy të arrestuar në Ferizaj për shantazh

Një person ka raportuar në polici se një i dyshuar në Ferizaj duke e shantazhuar, i ka kërkuar një shumë parash ose veturën e tij, në të kundërtën do i publikon në rrjetet sociale  disa mesazhe/biseda të tij.

“Janë  arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur i lajthitur nga i dyshuari).  I dyshuari  pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje (i mituri është liruar)”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/