Dy të arrestuar për falsifikim dokumentesh në Mitrovicë të Veriut dhe Jarinjë
Dy persona janë arrestuar të hënën në Mitrovicë të Veriut dhe në Jarinjë, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.
Njëri prej tyre u arrestua në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nga njëri i dyshuar është sekuestruar një pistoletë ajrore dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

