Dy të arrestuar për ngacmim dhe shantazh

Dy persona në Fushë Kosovë janë arrestuar, pasi që kanë shantazhuar dhe ngacmuar dy femra.
Në raportin e policisë së Kosovës, thuhet se në Fushë Kosovë një femër ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër ngacmimi, po ashtu ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku viktima femër ka raportuar në polici se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga i dyshuari. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./IndeksOnline/