75 Mall Live Search
16:10 / E Martë, 08 Qershor 2021 / OSH

Dy të arrestuar për shuplakën drejt Presidentit Macron!

Dy persona kanë përfunduar të arrestuar, pas sulmit ku Presidenti francez Emmanuel Macron, u qëllua me shuplakë, gjatë një vizite që bëri në rajonin Drome në Francën juglindore.

Së fundi në media qarkulluan pamje, ku figuron një burrë i cili bërtet ‘’Poshtë Macron’’, e më pas edhe e qëllon presidentin francez me shuplakë.

Shoqëruesit e sigurisë së Macron ndërhyn shpejt për ta tërhequr njeriun në tokë dhe për ta lëvizur Macron larg tij.

Rrethimi i Macron konfirmoi se një burrë kishte bërë përpjekje për t’i dhënë një shuplakë Macron.