75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 23 Shtator 2025 / S Z

Dy të arrestuar për tentativë vrasjeje në Caravik të Klinës

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kishin gjuajtur me armë zjarri në Caravik të Klinës.

Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se të dyshuarit  kishin shtënë në drejtim të një kamioni në lëvizje, ku ndodheshin viktimat.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion vërehet një vrimë nga plumbi.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.