Dy të arrestuar për tentativë vrasjeje në Caravik të Klinës

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kishin gjuajtur me armë zjarri në Caravik të Klinës.
Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se të dyshuarit kishin shtënë në drejtim të një kamioni në lëvizje, ku ndodheshin viktimat.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion vërehet një vrimë nga plumbi.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.