75 Mall Live Search
10:44 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dy të arrestuar për trafikim njerëzish

Policia e Kosovës, pas pranimit të informatës për një rast ku dyshohej për trafikim me njerëz, ka nisur veprimet operativo-hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore – Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda.

Policia, më 08.10.2019, gjatë kontrollit në një banesë në Fushë- Kosovë, ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj: S.S., viti i lindjes 1979 dhe J.SH., viti i lindjes 1978, me dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Trafikim me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Hetuesit policorë në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, të cilat do të përdoren në procedura të mëtejme gjyqësore.

Viktimat e rastit janë trajtuar sipas “Procedurave standarde për viktimat e trafikimit”, e ato janë dërguar në strehimore të sigurt.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë./Indeksonline/