11:45 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dy të arrestuar për vrasjen e 32-vjeçarit, në Ferizaj

Prokuroria Themelore e Ferizajt, njofton se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, 2 persona të dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit, në Ferizaj.

Sipas prokurorisë një person është ndaluar me dyshimin se ai e ka kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë”, ndërsa personi tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale: “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” .