Dy të burgosur u ngjiten në kulmin e burgut, SHKK suspendon dy zyrtarë korrektues në Mitrovicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e gjykatës dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjiteshin lart mbi kulmin e Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë.
Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pakënaqur me gjykatën, me ç’rast kanë kërkuar të bisedojnë me prokurorin dhe pas bisedës me prokurorin në prani të policisë dhe zëvendësdrejtorit të përgjegjshëm të SHKK-së, Rasim Selmani, ata janë pajtuar të zbrisnin poshtë.
Për shkak të këtij rasti SHKK-ja ka suspenduar dy zyrtarë korrektues. Suspendimi u bë për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.
Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin e brendshëm hetimor , i cili do të hetojë rastin në tërësi.