75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / P M

Arrestohen dy persona për keqpërdorim dokumentesh identifikuese

Dy persona janë arrestuar, nën dyshimin se kanë tentuar t’i mundësojnë një personi të tretë pajisjen kundërligjshme me dokumente identifikuese.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit janë një mashkull dhe një femër kosovare, të cilët në cilësinë e dëshmitarëve dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke tentuar të sigurojnë dokumente identifikuese në mënyrë të paligjshme për një person tjetër.

FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE/VJEDHJA E IDENTITETIT DHE PAJISJA E QASJES Prizren /03.02.2026-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që ata në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar ti mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese. Në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar dy letërnjoftima të RKS-së të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar dhe një telefon. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/