16:08 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Dy të infektuarit me koronavirus në Veri të Kosovës, njëri mjek

Marko Gjuriç ka njoftuar sot në mëngjes edhe dy raste të infektuar me koronavirus në veri të Kosovës.

“Një person i infektuar është nga Mitrovica e Veriut ndërsa tjetri nga Leposavici”, tha ai.

Indeksonline mëson se një nga të infektuarit është mjek e tjetri qytetar, derisa njëri nga po merr trajtim në Spital të Mirovicës e tjetri në atë të Leposavicit.

Ai deklaroi se Serbia ka ndërmarrë masa të gjëra për t’i siguruar njerëzit në veri të Kosovës./Indeksonline/