75 Mall Live Search
15:35 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / k.v

Dy të lënduar në aksidentin e ndodhur në Vragoli (Video)

Dy persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete ( një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar zyrtari për informim në polici, Baki Kelani.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident.