14:12 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Dy të lënduar në aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” [Foto]

(I plotësuar) 14:22 – Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti  i sotëm në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” ka përfunduar me dy persona të lënduar.

Rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhë rreth orës 13:30 në autostradën që të lidhë për Trudë. Janë të përfshira dy vetura, janë dy persona të lënduar të cilët janë transportuar për në Qendër Emergjente”, ka thënë Krasniqi.


Një aksident i rëndë trafiku ka  ndodhur para pak minutash në autostradën Fushë Kosovë-  Podujevë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura. Indeksonline mëson se një person i njërës veturë  është i lënduar rëndë.

Sipas disa fotografi që ka dërguar në redaksinë e “Indeksonline” një lexues  shihet dëmet materiale janë të mëdha.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/