75 Mall Live Search
09:36 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / S Z

Dy të lënduar në një aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe trenit në fshatin Grabovc.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka  bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur  rreth orës 07:15 .

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësiti i trafikut rajonal, i cili po heton rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/