Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë

Dy persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë, në fshatin Lupç.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa janë përfshirë dy vetura.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha ajo.