Dy të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Dragash-Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:20 në rrugën Dragash-Prizren.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se si pasoj e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Sot më datë 17.08.2025, rreth orës 18:20, në rrugën Dragashë-Prizren është raportuar një aksident trafiku. Si pasoj e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën”, ka thënë Bytyqi./IndeksOnline/