75 Mall Live Search
16:53 / E Martë, 12 Gusht 2025 / BA

Dy të lënduar nga aksidenti në “Bregun e Diellit”, policia jep detaje

IndeksOnline para pak minutash raportoi për një aksident të rëndë trafiku në Prishtinë, në lagjen ”Bregu i Diellit”.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zyrtari për informim i policisë në kryeqytet, Enis Pllana.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe autoambulanca, ndërsa po vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

PAMJE: