Dy të lënduar nga aksidenti në Fushë Kosovë
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se dy të aksidentuarit kanë pësuar lëndimet trupore.
“Sot rreth orës 18:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njoftoi Ahmeti.

