75 Mall Live Search
20:03 / E Premte, 28 Qershor 2024 / MSH

Dy të lënduar nga aksidenti në Isniq të Deçanit, Policia jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Isniq të Deçanit.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova pohoi se dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes që ndodhi mes një veture dhe një kamioni.

Zëdhënësi bëri me dije se të aksidentuarit së pari u dërguan për tretman në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, për t’u bartur më pas në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 19:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Isniq-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar fillimishit në QKMF-Deçan e më pas ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë” deklaroi Rugova./Indeksonline/

May be an image of car