75 Mall Live Search
23:09 / E Diele, 09 Janar 2022 / AR

Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident të rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti mes një veture dhe një autobusi, dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se dy persona kanë marrë lëndime të lehta dhe së të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje, Gashi shtoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/