75 Mall Live Search
20:08 / E Diele, 26 Tetor 2025 / F.R

Dy të lënduar nga aksidenti në Veternik të Prishtinës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në aksident e përfshirë ishte një veturë.

Ahmeti ka pohuar se të lënduarit janë ngasësi i veturës dhe një pasagjer.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet”.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona(ngasësi dhe pasagjeri që ishin në automjet). Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.