75 Mall Live Search
18:20 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / S Z

Dy të lënduar nga dy vetaksidente në Duhël të Suharekës

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy vetaksidenteve që kanë ndodhur rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Duhël të Suharekës.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Njëra nga veturat, siç shihet edhe në pamje, është rrokullisur.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka proceduar me rastet”, tha Bytyçi.