15:41 / E Enjte, 20 Janar 2022 / AR

Dy të lënduar nga përleshja me thika në Pejë, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona janë lënduar si pasojë e përleshjes me thika në lagjen Fidanishte në Pejë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se të dy janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

Se njëri është në gjendje më të rëndë për Indeksonline e ka konfirmuar zyrtari për Informim në Spitalin e Pergjithshëm në Pejë, Naim Sahiti.

Ai tha se për momentin të dy pacientët janë duke u trajtuar dhe janë nën përkujdesje mjekësore.

“Gjendja e njërit pacient është më e rëndë”, shtoi Sahiti./Indeksonline/