Dy të lënduar nga therjet me thikë në Prishtinë e Lipjan
Dy therje me thikë kanë ndodhur dje në rajonin e Prishtinës. Lëndime nga therja në Prishtinë dhe Lipjan kanë marrë dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretmant mjekësor.
Nga të dy rastet janë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar thika. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
“Lipjan, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka therrë me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shtohet aty. /Indeksonline/