75 Mall Live Search
23:08 / E Enjte, 15 Janar 2026 / F.R

Dy të lënduar nga vetaksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë

Një vetaksident ka ndodhur sonte rreth orës 20:55, në fshatin Kramovik-Rahovec, saktësisht në rrugën Gjakovë-Klinë.

Lajmin e ka konfirmaur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili bëri të ditur se ngasësi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.

Për pasojë përveç dëmeve materiale është raportuar edhe për dy persona të lënduar.

“Nga informatat fillestare të pranuara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin.”, tha tutje ai.