75 Mall Live Search
13:09 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / OSH

Dy të lënduar pas një aksidenti te Qendra e Studentëve në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur te Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Ky aksident ka ndodhur sot rreth orës 11:00, ku kanë pësuar lëndime dy persona.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Ky aksident ka ndodhur rreth orës 11:00, në të janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar dy persona”, u shpreh Ahmeti.