Dy të lënduar si pasojë e aksidentit në Obiliq

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Obiliq.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:30, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti.