Dy të mitur lëndojnë një person në Deçan, arrestohen nga Policia
Me datën 28 maj 2019, rreth orës 11:50, Policia është informuar se nga QKMF-Deçan një person i lënduar është transferuar në Spitalin Rajonal në Pejë.
Patrullat policore pranë stacionit policor Deçan, kanë dalur në vendin e ngjarjës, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti, aty kanë takuar një person i cili deklaron se viktimën SH.G lindur me 1982 m/k/sh e ka dërguar në emergjencë.
Personi i lënduar nga spitali rajonal në Pejë, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar në QKUK-Prishtinë për tretman adekuat.
Njësitet policore të Stacionit Policor Deçan së bashku me njësitin e Hetimeve Rajonale DRP-Pejë, pas një pune intensive operative-hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë 2 (dy) të dyshuar (të mitur), të cilët kanë kryer vepren penale ‘lendim i rendë trupor’
Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 24- orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.