Dy të mitur therin me thikë një person në Lipjan

Policia ka njoftuar se në Janjevë të Lipjanit, dy të mitur e kanë plagosur një person me thikë.
Viktima është dërguar menjëherë në spital.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:45 në fshatin Janjevë të Lipjanit.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehte – thikë nga dy te dyshuar meshkuj kosovarë të mitur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ne QKUK dhe pas trajtimit mjekësor është liruar”, ka njoftuar Polica e Kosovës.