75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / k.v

Dy të miturve në Obiliq iu gjenden një thikë e një shufër metalike, shoqërohen në polici

Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar (të mitur) pasi gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një shufër metalike.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:30 në Obiliq dhe është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

“Obiliq 18.09.2024-10:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të mitur pasi që gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë) dhe një shufër metalike. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të prindërve dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.