Dy të moshuara nga Kaçaniku të dyshuara me covid-19, kishin ardhur nga Italia

Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me coronavirus. Sipas IKSHPK-së, tashmë janë konfirmuar 15 raste pozitive, ku dy të fundit janë një çift i ri që kishin ardhur nga Londra.
Derisa burime të Indeksonline mësojnë se komunës tjetër e Kosovës që është prekur me covid-19 është Kaçaniku.
Mësohet se dy gra të ardhura nga Italia janë të dyshuara me infektim të coronavirus.
Njëra ështe nga fshati Bob, ndërsa tjetra nga Begraca.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë nga data 8 shkurt deri më 16 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 263 mostra të dyshimta./Indeksonline