Dy të parët e Prishtinës bisedojnë në Zoom me përfaqësuesin e IFC-së, për disa projekte të rëndësishme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe nënkryetari, Alban Zogaj sot kanë biseduar në “Zoom”, me përfaqësuesin e IFC, Bernard Atlan.
Rama thotë se ata diskutuan për projekte të rëndësishme siç janë financimi i ndërtimit të QMF-ve, ndërtimi i shkollave, zgjidhja e problemit të mbeturinave, raporton Indeksonline.
“Sot në zoom, me përfaqësuesin e IFC, z. Bernard Atlan, patëm një takim mjaft konstruktiv. Diskutuam çështje me interes siç janë financimi i ndërtimit të QMF-ve, ndërtimi i shkollës së muzikës dhe shkollave të tjera që i mungojnë qytetit. Gjithashtu, biseduam zgjidhjen e problemit të menaxhimit të mbeturinave.
E falënderoj ekipin e IFC për projektet që kanë zhvilluar në Prishtinë, dhe për vullnetin e jashtëzakonshëm për projektet e reja me ne”, ka shkruar Rama./Indeksonline/