Dy të parët e Prishtinës presin në takim përfaqësuesit e pesë komunave fqinje, çfarë u diskutua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe nënkryetari Alban Zogaj kanë pritur në takim përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Drenasit dhe Podujevës.
Ndër të tjera në këtë takim është diskutuar gjendja e kompanisë regjionale “Pastrimi”.
“Në zyrat e Komunës së Prishtinës takuam Kryetarët dhe përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Drenasit dhe Podujevës.
Gjatë diskutimit, trajtuam çështje të ndryshme të cilat në thelb kanë shërbimin transparent ndaj qytetarëve. Ndër të tjera, fokusi ishte tek gjendja momentale e Kompanisë Regjionale “Pastrimi”. Jemi duke punuar vazhdimisht për veprimet konkrete që duhet t’i ndërmarrim” shkruan nënkryetari Zogaj në njoftim./Indeksonline/