11:48 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dy të plagosur në Prishtinë, policia identifikon të dyshuarit

Dy persona janë plagosur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Policia ka identifikuar pesë persona të përfshirë në këtë rast, prej të cilëve katër janë intervistuar, ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës ka thënë për IndeksOnlinen se sot në stacionin policor – Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasjeje në tentativë.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Agim Ramadani”, ku pas një zënke midis disa personave lëndime nga arma e zjarrit kanë pësuar dy persona. Policia ka identifikuar 5 personat e përfshirë në këtë rast , prej tyre katër janë intervistuar, ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati”, ka deklaruar ajo.

Lidhur me këtë rast është sekuestruar një veturë e tipit “Polo” si dhe një armë zjarri.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./IndeksOnline/