23:32 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Dy të rinj bien në lumin Erzen, njëri zhduket (Video)

Ka qenë ditë tragjike kjo e sotmja për një grup të rinjsh që ishin nisur për të vizituar Shpellën e Pëllumbasit. Dy të rinj kanë rënë nga kanionet duke përfunduar në ujërat e lumit. Njëri prej tyre është shpëtuar nga forcat RENEA ndërsa një 20 vjecar rezulton i zhdukur.

“Xh.S 20 vjeç është personi që ka rënë në ujë dhe rezulton I zhdukur. Kërkimet do rifillojne neser ne mengjes nga Polumbaret e Reneas , tek gryka lumit Erzen”, njofoi policia.

Në pamjet e publikuara nga operacioni i shpëtimit, duket edhe terreni i vështirë ku ranë dy të rinjtë.

Mësohet se shtetasi F. D., rreth 21 vjeç, u nxorr nga gryka e kanionit, dhe fatmirësisht ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

*Pamjet e shperndara ne media nga Policia e Shtetit”