12:24 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dy të tretat e grave të moshës së mesme janë të varura nga telefonat e tyre

Varësia nga telefoni celular dhe presion e të gjitha mediave sociale janë fenomenet më të lidhura me adoleshentët.

Por, gratë e moshës së mesme mund të kenë po aq të vështirë që të largojnë nga vetja telefonin e tyre dhe të heqin dorë nga mediat sociale, pasi edhe ato janë bërë të varura, ka gjetur një sondazh i ri.

Pothuajse një e katërta e grave në të 30at dhe një në pesë gra në të 40-at e tyre pranojnë se kontrollojnë çdo disa minuta telefonin e tyre- ose rreth 200 herë në ditë.

Ndërsa ato që  janë në moshën 30 vjeçare, më shumë se dy të terat e tyre mendojnë se kanë nevojë për të kontrolluar rregullisht mediat sociale, sipas një sondazhi në më shumë se 600 gra./Indeksonline/