08:44 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dy të vdekur brenda një muaji nga cigarja elektrike

Një persona ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga përdormi i cigares elektronike duke u bërë viktima e dytë brenda një muaji.

Ngjarja ndodhi në shtetin e Oregon-it. Personi u shtrua në spital si i sëmurë nga mushkëritë pasi kishte provuar cigaren elektronike.

Kujtojmë që vdekja e parë nga cigarja elektronikë ka ndodhur në Ilinois në muajin gusht.

Ekspertët dhe mjekët kanë nisur hetimet për ndonjë sëmundje misterioze që shkaktohet nga cigarja elektronike, e cila ka prekur më shumë se 200 persona në SHBA.