19:00 / E Diele, 02 Janar 2022 / AR

Dy të vdekur dhe 179 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.

Gjatë këtyre orëve janë regjistruar edhe 179 raste të reja dhe janë shëruar 213 qytetarë.

Në spitalet COVID në Shqipëri janë duke u trajtuar 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.